Familja Xhaka me vite e kanë dëshmuar se janë dashamirës të futbollit.

Dy djemtë e kësaj familje tani janë bërë super yje të futbollit. Graniti dhe Taulanti janë dy vëllezërit kosovarë që e duan me shpirt futbollin, shkruan “Kosovarja”.

Por jo vetëm kaq. Vëllezërve fat i njëjtë u priu edhe në dashuri. Që të dy u martuan me dy bukuroshe ku janë në ndërtim e sipër të familjeve.

Ka tre muaj kur Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të parë, Leonita solli në jetë Ajanën bukuroshe.

E çifti tjetër Taulanti e Arbnora janë në pritje për tu bërë prindër. Çifti jo rrallë herë sjellin imazhe të bukur të cilat i ndajnë në rrjetet e tyre sociale.

Ngjashëm kanë vepruar edhe sot duke sjellë selfien më të bukur, ku vërehet që Arbnora jo vetëm që ka shtuar pëshë por edhe është zbukuruar./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË