Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se në Kuvendin e Gjakovës është miratuar Buxheti për vitin 2020, pa mbështetjen e asamblistëve të PDK-së.

Kjo është arsyeja që Gjini sot ka prishur koalicionin me PDK-në dhe ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve politik të emëruar nga PDK.

“Sot kaloi buxheti i Komunës se Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga radhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, ka njoftuar Gjini.

Ndryshe, buxheti për vitin 2020 i Komunës së Gjakovës i cili u miratua është në shumë të përgjithshme prej 27,252,717.00 euro. Nga kjo shumë totale, 16,053,829.00 euro janë të dedikuara për paga dhe mëditje, 3,004,103.00 euro për mallra dhe shërbime, 586,800.00 euro për shpenzime komunale,510,500.00 për subvencione dhe transfere, si dhe 7,097,485.00 euro për shpenzime kapitale./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË