Këngëtare e njohur, e dëgjuar, e pëlqyer. E tillë ishte e është Jehona Sopi, ani pse më nuk po merret me muzikë.

Si do që të jetë, ajo ka lënë pas shumë këngë hite, të cilat edhe sot dëgjohen me ëndje nga publiku i gjerë.

Këngëtarja Jehona Sopi viteve të fundit po punon si psikologe në kliniken e saj, ku ka shumë klientë që shkojnë për seanca, shkruan “Kosovarja”.

Po, a ka psikologia Jehona Sopi edhe klient të njohur, njerëz të botës së artit, këngëtar e këngëtare, koleg të saj?

Siç merret vesh, përgjigja është pozitive.

Epo, të gjithë kanë nevojë në raste të caktuara për këshillën e psikologut. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË