E dashur bija ime… Një ditë, unë do të plakem… Kur ajo ditë të vijë, e unë të bëhem pis kur të ha, ki durim. Kujto kohën që kam kaluar duke të ardhur prapa me pjatë në dorë…

Nëse kur flas me ty përsëris gjithmonë të njëjtat fjalë, mos më ndërprit. Dëgjomë, sepse kur ti ishe e vogël unë duhej te të tregoja çdo natë të njëjtën përrallë që të flije.

Kur nuk dua te lahem, mos më bërtit. Kujto kohën kur të ndiqja nga pas dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe…

Kur të vësh re mosdijen time mbi teknologjinë e re, ki durim dhe me ndihmo… Mos me shih me atë buzëqeshje ironike, por kujto se sa kohe m’u desh të të mësoja A,B,C…

Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo, por thjesht kujto se sa qindra pyetjeve të tua kureshtare duhet t’i përgjigjesha kur ishe e vogël…

Kur këmbët e mia të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty, më ndihmo njësoj siç unë e bëra kur ti ishe e vogël.

Kur them që dua të vdes, mos u mërzit… Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja. Do e kuptosh që ne moshën time nuk jetohet, por mbijetohet.

Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj, ashtu si ti e ke bërë shumë herë. Me ndihmo të eci, më ndihmo të mbaroj ditët e mia në paqe…

Në këmbim, unë do të të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që gjithnjë kam pasur për ty.

Të dua shumë dhe do të lutem gjithmonë për ty…

Letra e një nëne për vajzën e saj

Gepostet von Kosovarja am Dienstag, 2. Oktober 2018

MUND TË JU PËLQEJNË