“Diku, kah mesi i viteve 80, kur si studente rropatesha trenave të stërngadaltë, tek kthehesha një të shtunë nga Tirana në shtëpi, rasti dha të isha në një vagon, madje fqinj në stol me Parashqevi Simakun.

Bri saj, një i njohuri i saj, udhëtar i rastit si ajo (me gjasë ndonjë lloj artisti) po përpiqej t’i bënte shoqëri dhe ta argëtonte me shaka, që më ngjante më shumë si përpjekje për t’ia lypur pa turp.

Në çast, ndërsa flisnin, ajo i foli diçka, kurse ai i tha:
“Jo Parashqevi, e ke gabim!”.

Parashqevia qeshi lehtë dhe ndërroi bisedë. Më pas nuk kujtoj gjë, por shpejt mbërriti stacioni i Kavajës, ku unë edhe zbrisja.

Por, edhe tash, edhe pse kanë kaluar vjet e vjet, ajo vardisje e tij ndaj Parashqevit më nevrikos dhe vij në konkludim se një femër po të jetë kurvë kjo gjë dihet, por një burrë-kurvë është gjëja më e neveritshme mbi dhe”, kështu shkruan shkrimtarja Flutura Açka, në një shkrim të botuar vite më parë.

Dhe, të tillë burra-kurva ka edhe në Kosovë, sa të duash. Si nga këngëtarët, si nga politikanët, si nga mjekët, mjerisht edhe nga profesorët e universiteteve tona…

Pak flitet për politikanë kurva, për të korruptuar që vodhën e rropatën Kosovën, përveçse në formë të përgjithësuar… Diturie Haxhaj /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË