Violetë Kukaj pa diskutim që është ndër më të suksesshmet e zhanrit popullor.

Një këngëtare e dashur dhe e respektuar e cila për aq gjatë sa ka karrierë qëndroi në kornizat e normales pa e tepruar asnjëherë, si në stil si në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

Megjithëse i mungoj skenës përkohësisht, këngëtarja së fundi u rikthye me një këngë për Hamëz Jasharin.

Nga pauza që bëri Violeta erdhi edhe me një ndryshim të dukshëm në pamje, me disa kilogramë më tepër por që e bëjnë të duket mjaftë bukur dhe e këndshme.

Elegante e serioze ka qenë gjithmonë këngëtarja, e cila ka shkëlqyer në secilën paraqitje. E nga albumi i saj i fotografive në Instagram ka shumë imazhe që këngëtarja paraqitet me kapelë.

Një detaj ky që nuk është rënë në sy më heret. Si duket Violeta i ka shumë në qejf kapelat, pasi nuk janë raste të rrala kur ajo e praktikon atë.

Madje edhe në videoklipin e fundit të këngës për Hamëz Jasharin, këngëtarja shihet e veshur me rroba të ushtrisë dhe kapelë në kokë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË