Ata janë konsideruar si ndër çiftet më të lezetshme në estradën shqiptare.

Edhe pse për shumë kënd ka tingëlluar e papritur, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ka kohë që kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre, shkruan Kosovarja.

Përveç mbrëmjeve muzikore që i realizonin së bashku, ata vazhdimisht kanë publikuar edhe imazhe të lezetshme së bashku.

Duke u lavdëruar dhe komplimentuar mjaft shumë, ata konsideroheshin si ndër çiftet më romantike.

Por tani siç duket gjërat kanë ndryshuar! As Seldi e as Mimoza nuk kanë më në llogaritë e tyre personale në Instagram fotografi së bashku.

E që dikur kanë mahnitur me imazhet romantike nga pushimet e shumta, sot ata i kanë fshirë të gjitha ato. Teksa tash e sa kohë ata publikojnë vetëm foto ku janë vetëm.

A do të thotë kjo se ata nuk janë më bashkë? Na mbetet të presim… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË