Performanca e Mc Kreshës dhe Filloreta Raçit në “Kënga Magjike” ka tërhequr shumë vëmendje.

Në portale është diskutuar shumë pinterpretimi i të dyve të cilët gjatë gjithë performancës patën shumë kimi me njëri-tjetrin dhe shikimet mes tyre bënë që të aludohenj se mes tyre kishte diçka më shumë.

Në një intervistë për Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun pasi performuan në natën e dytë gjysmëfinale ata janë pyetur nga moderatoret e “Thumb” se cfarë fshihet në të vërtetë pas atij shikimi.

“Ne jemi artistë, unë kur aktroj e qaj.”,- ka thënë Mc Kresha.

“Ne jemi dy shokë, dy artistëm dy njerëz që kemi shumë kimi bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të tjerat ndoshta edhe s’u përkasin juve”,– është shprehur Fifi.

Përgjigja e Fifit lë sërish vend për dyshim ama duket se mes tyre ata kuptohen mirë dhe janë miq.

 

MUND TË JU PËLQEJNË