Një muaj prej kur u lind Roma Milot Llalloshi dhe Erxhina Ismajli – Llalloshi para një muaji janë bërë prindër për herë të dytë.

Erxhina ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma.

Roma dje ka mbushur një muaj dhe e ëma e saj, Erxhina ka sjellë një fotografi të bukur të Priamit dhe Romës.

Me këtë fotografi të bukur të fëmijëve, Erxhina u ka thënë mirëmëngjes ndjekësve të saj në Instagram. Në këtë fotografi, Priami shihej duke e puthur në kokë motrën e tij të vogël.

Miloti dhe Erxhina në vitin 2016 e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore. /21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË