Edhe në këtë kohë emergjence pandemike dhe krize, populli ka gjetur të gëzohet për diçka:

Takimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaci me kryeministrin Albin Kurtin, jo pak e gëzoi popullin në këtë situatë krize.

Populli më lehtë e përballon edhe krizën edhe emergjencën edhe rrezikshmërinë kur i sheh bashkë liderët e mëdhenj, anipse takimi i tyre ka ndodhur nën hijen e panikut të koronavirusit.

Gëzimi ka ndodhur në masë, meqë masa po e sheh se ka vend për të punuar së bashku presidenti dhe kryeministri .

Gjithsesi, ka vend edhe besimi religjioz në këso momente që mund të gjejë vend mes unitetit politik që do të sjell harmoni dhe siguri për njerëzit dhe shtetin. / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË