Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme rreth gjendjes së krijuar pas infektimit të tre personave me koronavirus.

Kryetari i BIK’ut, Naim Tërrnava tha se në këtë mbledhje është vendosur që të pezullohet procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore fetare dhe përkohësisht është pezulluar falja e organizuar e namazeve ditore dhe namazit të Xhumasë, nëpër objektet fetare të vendit.

“Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara, Kryesia e BIK’ut pezullon përkohësisht faljen e organizuar të namazeve ditore dhe namazin e xhumasë. Besimtarët porositen që ditën e premte ta falin namazin e drekës si zëvendësim i namazit të xhumasë”, ka thënë Tërrnava.

Tërrnava ka thënë se ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË