Edhe Edona Lllalloshi prej vitesh në skenë, prej vitesh pranë adhuruesve të muzikës së bukur.

E pranishme me këngë e klipe, edhe në mbrëmje muzikore e dasma dhe ahengje, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e njohur mbetet mjaftë e angazhuar në aspektin profesional, e gjithashtu ka krijuar një jetë të bukur familjare.

Këngëtarja është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve, Doas dhe Nurit, që tashmë janë rritur e bërë shumë simpatik.

Këngëtarja jeton në periferi të Prishtinës, në fshatin Bërnicë, ku kanë shtëpitë e tyre edhe disa nga të njohurit kosovar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË