Aktori i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Donat Qosja së bashku me bashkëshorten, Rudinën dhe tre fëmijët, ishte i ftuar në emisionin “Diçka po zihet”.

Në kuadër të emisionit është edhe rubrika “A t’i qesim pak piper” që përmban pyetje, të cilat parashtrohen nga mysafiri paraprak i emisionit.

Kësaj radhe Donati është sfiduar nga pyetjet e këngëtarit të njohur, Neki Emras.

Njëra ndër pyetjet e parashtruara ishte edhe ajo se çka mendon për skenat erotike në filma.

Qosja tha se nëse skenat i përshtaten filmit dhe janë në kuadër të skenarit, nuk sheh ndonjë problem.

Megjithatë, ai tregoi që këto skena ndonjëherë janë shqetësuese për aktorët kur janë të pranishme, pasi që nuk e dijnë saktësisht se çka do të ndodhë.

Aktori me këtë rast tregoi se a do të luante në një film ku ka përmbajtje erotike.

“Po, unë e kisha cilësuar skenarin më së pari si projekt edhe e kisha vlerësuar projektin në tërësi, e ato skenat që janë në të nuk besoj që i kisha marrë parasysh në raport me projektin.

Domethënë, nëse projekti sipas meje kishte me qenë i mirë edhe i pranueshëm, nuk e kisha parë si pengesë ato skena.”, tha Qosja./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË