Donat Qosja, prej shumë vitesh është në listen e ngushtë të aktorëve më të angazhuar në teatër, film dhe televizion, e kjo falë talentit të tij në fushën e aktrimt, shkruan “Kosovarja”.

Qosja, është aktor i shkolluar dhe publiku u njoh fillimisjt me të në filmin “Dashuria e bjeshkëve të nemuna”, ku ai luante “Uken”.

Gjatë karrieres së tij morri përsipër një mori rolesh, edhe nga ata më sfiduesit, siç është ai tek filmi “Kukumi”.

Djalin e Isa Qoses, publiku i gjërë e njohu më shumë e më mirë përmes hit serialit “Kafeneja jonë”, ku ai luajti “Naim Shacin”, karakterin që e bëri të njohur gjithëandej, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse aktualisht është më pak i angazhuar, aktori jeton mirë, e kjo falë edhe biznesit që ka, njëres nga kafiterive më të njohura në kryeqytet.

Aktori, aktualisht vozit një veturë të tipit “Range Rover”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË