Blerim Destani është njëri ndër aktorët më të njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, shkruan “Kosovarja”.
Sukseseve dhe arritjeve të tij, padyshim që i gëzohen të gjithë shqiptarët.
Destani sot po feston ditëlindjen e tij të 38-të.
E sigurisht që për një ditë të tillë, secilit njeri në mendjen e tij i shfaqen në disa sekuenca momente nga jeta e kaluar.
Edhe Blerim Destani për këtë ditë ka ndarë me publikun një fotografi të fëmijërisë së tij, të cilën e kujton me dashuri e nostalgji.
“I numëroj vitet prej dashurisë së familjes, shoqërisë momente e buzëqeshjeve, faleminderit për urimet e ditëlindjen, të gjitha të mirat për juve”, ka shkruar Blerimi në Instagram.
Kujtojmë që famën më të madhe e arriti me projektet filmike “Koha e Kometës” dhe “Dosja K”.
Për momentin është i angazhuar në projekte të reja ndërkombëtare. /Kosovarja/