Përgatitja e pulës është gjithmonë një ide e mirë. Opsionale darkë dhe drekë!
Por, gjithmonë shijon më shumë nëse përgatitet me enë të duhura.
RECETA E PULËS ME UTHULL BALSAMIKE
PËRBËRËSIT:
Pulë e freskët
Kripë dhe piper i grirë i freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri extra virgin
250 ml verë e bardhë
250 ml uthull balsamike
2 lugë gjelle kaperi
1/2 kupë me ullinj kallamat, pa bërthama
2 lugë gjelle salcë domatesh
500 ml lëng pule
Majdanoz i freskët i grirë
Përgatitja:
Marinojeni mishin me kripë dhe piper. Ngrohni vajin e ullirit në tavë dhe skuqni pulën nga të gjitha anët. Shtoni verë dhe uthull balsamike dhe gatuajeni derisa shumica e lëngut të avullojë duke e veshur mishin nga të gjitha anët. Shtoni ullinjtë dhe salcën e domateve dhe pjekni për 5 minuta. Shtoni lëngun, ulni nxehtësinë dhe lëreni derisa pula të bëhet gati, për rreth 10 minuta. Hidhini sipër majdanoz dhe shërbejeni me perime të cilat mund t’I zieni paraprakisht në tenxhere.