Arda Turan dhe Aslihan Dogan kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Futbollisti i njohur Arda Turan është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar Hamza Arda, shkruan lajmi.net.

Lajmin e kanë konfirmuar mediet turke, ku bëhet e ditur se Aslihan ka lindur foshnjën në një spital privat në Stamboll.

Në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe nga dekoret që janë përgatitur për ta mirëpritur foshnjën e futbollistit, kurse ende nuk është publikuar ndonjë fotografi e djalit të tij.

MUND TË JU PËLQEJNË