I shqetësuar nga zhvillimet e fundit politike në vend dhe nga rreziku që Kosova të mbetët pa qeveri në kohën e pandemisë COVID-19, është edhe artisti kosovar, Astrit Kabashi.

Në një reagim në profilin e tij në ‘facebook, Kabashi ka thënë se qytetarëve të Kosovës nuk iu intereson se çfarë flet Agim Veliu e nëse kryeministri ka frikë nga dialogu me Serbinë.

Siç thotë Kabashi të gjitha këto sfida kanë qenë të ditura para se Kurti të futej në garë për të udhëhequr me qeverinë.

Në fund ai i irrituar ka thënë se le të ikin të gjithë, vetëm Lumir Abdixhiku dhe Arben Vitia të qëndrojnë për të udhëhequr me Kosovën.

Reagimi i plotë:

Kujt i kerset Kryeminister

Askujt si kerset KM per deklarimet e Agimit e as per friken qe e ke ti per deshtim, sepse kete te fundit eshte dashur ta parashikosh. Nuk je ti i pari e as i fundit.

E para
Frika nga negociatat qe priteshin, dhe ajo qe ti do te detyroheshe te nenshkruaje! (Per kete nuk hoqe taksen).

E dyta
Kjo pandemi, frika se gjithçka do te rreshqiste nga duart dhe nga kontrolli! Gjendja e jashtezakonshme, qe nga momenti qe e propozoi Presidenti, ti nuk vure gjume ne sy!
(Ky i fundit me mire te rrinte ne Burojë dhe te krasiste).

E treta
… dhe e verteta, ti nuk mbijeton por jeton. Kete po e kerkojne edhe 1.8 milion qytetare te Kosoves ne kete kohe Pandemie, e qe shpresat i kishin ne ty dhe ne kete koalicion… e vertet ti jeton, por sa nga keta qytetar (larg qofte) nuk do te jetojne. Kush do te marr pergjegjesi? Sigurisht pergjegjes do te jene ata qe jetojne!

E katerta dhe e fundit
Nese large qofte kjo Pandemi nuk kalon dhe merr jetera njerzish ne kete vend, nga koalicioni i shpreses do mbaheni mend per jetë te jetëve si koalicioni i vdekjes! Kot jetoni pastaj!

Me duhet edhe e pesta
Ikni krejt dhe me kete vend le te udheheqë Arben Vitia dhe Lumir Abdixhiku!

Shume i shqetesuar, i merzitur, i mllefosur, dhe brengosur!

MUND TË JU PËLQEJNË