Sa herë kemi lexuar dhe dëgjuar se pirja e ujit me mjaltë dhe limon bën mirë për shëndetin tuaj? Shumë, por a i kemi provuar ndonjëherë efektet e këtij zakoni të shëndetshëm në lëkurën tonë?

Blogerja australiane Crystal Davis e bëri këtë gjë për një vit të tërë dhe është bërë një fenomen i vërtetë në internet pasi tregoi për transformimin e saj. Gruaja, së pari skeptike dhe më pas e konvertuar, e ka bërë të vetën këtë praktikë dhe tani ajo merr me vete ujë, mjaltë dhe limon, madje edhe jashtë shtëpisë.

Janë shumë përfitime që ajo ka gjetur pas një viti eksperimenti. Ajo e përkufizon atë si një ilaç të vërtetë magjik me një veprim të mrekullueshëm, pasi në të vërtetë kjo kurë e ndihmoi të kalonte një dimër të tërë pa u prekur nga gripi apo dhimbjet e fytit.

Përfitimet e kësaj pije magjike e të mrekullueshme:

Pija e ndihmoi të mos ftohej, të mos vuante nga gripi ose dhimbjet e fytit. Përveç kësaj, nuk ka më nevojë të pijë kafe në mëngjes

Limoni përmban shumë vitaminë C dhe rrit prodhimin e kolagjenit. Mjalti, forcon sistemin imunitar. Pas konsumit të kësaj pije gruaja tha që kishte lëkurë më të ndritshme, më të re, me më pak njolla dhe rrudha. Kjo pije e ka ndihmuar të eliminojë toksinat dhe të humbasë peshë.

Receta: “Lëngu i freskët i gjysmë limoni dhe një lugë çaji mjaltë, i vendosur në një tas standard me ujë të zierë”

MUND TË JU PËLQEJNË