Çifti kanë festuar me çaj rusi
Berkay Hardal aktori turk, i cili I njohur u bë me rolin e “Muratit” nga seriali “Nusja nga Stambolli ka befasuar të gjithë pasi që para disa ditësh është martuar në fshehtësi me aktoren Dilan Telkok.
Sipas mediave turke, çifti janë në lidhje tash e disa vite, dhe për dasmën e tyre kanë organizuar një ceremoni private.
Për dallim nga aktori, i cili ende nuk ka publikuar ndonjë fotografi nga dasma, Dilani në Instagram për fansat e tyre publikoi disa imazhe mjaft të bukura.
Afër njëri-tjetrit çifti po duken shumë të lumtur, teksa shihet se ata kanë festuar me çaj rusi.
“Nusja nga Stambolli” është njëri ndër serialet më të shikuara në Turqi, i cili trajton një temë të bazuar në një ngjarje të vërtet.