Deputeti i kuvendit Kujtim Gjuzi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Ai është përfolur për një ngacmim të bërë ndaj Ish missit shqiptar, Silvana Bushati, në studion e “Proçesit sportiv”.
Ai i tha se ajo dukej shumë bukur dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur i dukej ‘ballkoni shpërthyes’, duke iu drejtuar gjoksit.
E ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo, Silvana foli rreth situatës duke u shprehur se ka qenë e gjitha në kuadrin e shakasë dhe se nuk është ndjerë aspak e ofenduar.
Pas këtij këtij lajmi, Kujtim Gjuzi është drejtuar nga modelja bukuroshe Alesia Bami.
Alesia është shprehur për Edi Manushin se gjatë pjesës së publicitetit te ‘Proçesi sportiv”, deputeti e ka ftuar t’i bashkëngjitet partisë Konservatore.