Në Kosovë pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme me 6 tetor, ndërkohë që fushata e partive politike po lulëzon gjithandej.

Secila parti e secili kandidat po prezanton para qytetarëve programin e vet më të mirë për të fituar besimin e tyre, shkruan “Kosovarja”.

E kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i cili vazhdon të besoj fuqishëm në fitoren e madhe të tij, po vazhdon aktivitetet ditore si zakonisht.

Haradinaj, ditën e shtunë e nisi me vrap nga Parku i Gërmisë. Ai postoi një fotografi në rrjetin social Facebook, nën të cilën ka shkruar:

“Mirëngjesi miq nga Parku i bukur i Gërmisë. Gati për fitoren e madhe të gjashtë tetorit”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË