Yll Demaj nuk ka njeri që nuk e njeh, mjeshtrin e muzikës shqiptare dhe performancave të veçanta.

Vite më parë nuk është se ka qënë aq i njohur aq sa është tani, emri i të cilit vështirë se mund të krahasohet me ndonjë këngëtar, pasi në kohët e fundit po di të godasë ngado, shkruan Kosovarja.

 

Ylli Demaj rrethohet nga këngët e tij të panumërta, super hiteve e performancave të shkëlqyeshme, duke ia ditur rendin të gjindet kudo që merr pjesë.

Kjo e ka bërë që karriera e tij të plotësohet dhe të ketë ftesa të panumërta nëpër ahengje e gëzime familjarë.

Yllin nuk e kemi aq të përmbushur vetëm në anën profesionale, por edhe në atë private, ku është i martuar dhe ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

Ai gëzon një familje të mrekullueshme, ani pse nuk është shumë i hapur në këtë pjesë, ne vetëm për ju jemi kujdesur t’iu pasqyrojmë disa nga imazhet e familjes së tij.

Shikojeni se sa të bukur janë secili, dhe mbi të gjitha lumturia iu reflekton në sytë e të gjithëve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË