Shpesh nëpër media flitet për familjen e këngëtarit të njohur Meda.
Harmonia, respekti dhe dashuria e ndërsjelltë që kanë mes vete e që paraqesin para të tjerëve, bën që të jenë gjithmonë në krye të mediave rozë, shkruan “Kosovarja”.
E krahas Medës, i cili pas vete ka një numër të madh fansash është bërë e famshme edhe bashkëshortja e tij Lulja.
Aktivitetet e Lulës në Instagram përcillen nga të gjithë, ndonëse nuk ka ndonjë pozitë tjetër në shoqëri, megjithatë interesimi për të është i madh.
E ajo nuk heziton të ndajë imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Lulja ndihet e bekuar dhe me fat që krah vetës ka një bashkëshort të mirë dhe katër fëmijë të mrekullueshëm.
Madje ajo para të gjithëve falenderon Zotin duke thënë:
“Lumturia ime janë fëmijët e mi, bashkëshorti im dhe të mirat e Allahut që m’i ka dhuruar në jetë”.
Përveç familjes së saj Lulja ndihet falenderuese ndaj Zotit edhe për çdo gjë tjetër, si shëndeti, pasuria e shumë të mira që posedon./Kosovarja/