Një video e cila është bërë virale kohët e fundit në internet ku një mashkull keqtrajton një fëmijë, i ka prekur edhe figurat tona publike.

Ishte dje këngëtari Robert Berisha i cili reagoi me fyerje e ofendime të rënda ndaj personit në fjalë, shkruan “Kosovarja”.

Por më pas videon e fshiu nga rrjeti i tij Isntagram, për të cilin ka edhe një sqarim.

Ai thotë se videon e djeshme ia ka dërguar dikush por më pas e ka fshi për arsye se është e tmerrshme të shihet diçka e tillë, me këtë rast tregon se personin që e ka keqtrajtuar fëmijën e kanë zënë por shprehet i pakënaqur me atë çfarë i kanë bërë ta pësojë, thotë se njerëzit e tillë meritojnë më shumë se kaq.

Për më shumë dëgjojeni sqarimin e Robertit të mllefosur dhe vlerësojeni vetë reagimin e këngëtarit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË