Dikush ndahet e dikush bashkohet. Kështu e ka kjo punë.
Shoubizi po gëlon nga lajmi i ndarjes së Nora Istrefit nga bashkëshorti i saj, muzikani dhe këngëtari Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë.
Ndërkohë, një romancë e re në shoubiz duket në horizont. Një shkëmbim komentesh mes këngëtares Enca Haxhia dhe Dj-të njohur kosovar, Dj Blunt, le shumë për të kuptuar, shkruan “Kosovarja”.
Enca, u ka bërë një pyetje publike fansave: “Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?”
Përgjigjen, e ka dhënë edhe Blunt, duke i thënë Ences: “Rrush ti e di qa m’pelqen te ti”.
Këngëtarja nuk ka reaguar në këtë koment të Dj-t kosovar./Kosovarja/