Dafina Zeqiri shquhet si artistja më e bukur e të gjitha kohërave.
Ajo dominon pothuajse në çdo gjë, është e veçantë në secilin veprim që bën, kurse sa i përket muzikës vazhdon të përmendet si këngëtarja me zërin më unikë deri më tani, shkruan Kosovarja.
Për Dafinën thuajse dijmë gjithçka, karriera e së cilës është ndërtuar me shumë angazhim, përkushtim dhe punë.
Përveç profesionit që ushtron, Dafina është mjaft e plotësuar në jetën private, dhe herë pas here publikon fotografi me nënën e saj.
Kurse, tani ajo na prezanton me motrën e saj, ku njëherit e uron për ditëlindje, dhe urimi për të ishte ky:
“Urime ditëlindjen motër, Tika Zeqiri, ti tashmë e dinë që je drita ime dhe do të bëja gjithçka në botë për ty dhe shumë më shumë, të dua”. /Kosovarja/