Keni dilema për inteligjencën tuaj? Lexoni më poshtë këto 9 shenja për t’u bindur që jeni të zgjuar.

Ju merrni leksione muzike

Studime të shumta tregojnë se të mësuarit për të luajtur një instrument muzikor ndihmon zhvillimin e fëmijës. Një nga këto studime pohon se nëse i aktivizoni fëmijët 4-6 vjeç në mësimet e muzikës, kjo do t’i ndihmojë ata të japin më shumë rezultate në shkollë. Pra, ju nëse i vogël e keni mësur violinën, me siguri sot keni rezultate më të mira në shkollë.

Ju jeni fëmija më i madh në familje

Një pjesë interesante e hulumtimit ka treguar se vëllezërit dhe motrat më të mëdha në një familje kanë avantazhe më të larta kur bëhet fjalë për koefiçentin e inteligjencës krahasuar me vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël. Kjo është arsyeja pse më të mëdhenjtë kanë më shumë sukses sesa të vegjlit në një familje.

Jeni ushqyer me qumësht gjiri kur ishit bebe

Shkencëtarët nga Britania dhe Zelanda e Re studiuan rreth 3000 fëmijë dhe gjetën se ata që ishin ushqyer me gji foshnje fituan pothuajse 7 pikë më shumë për testet e inteligjencës, në krahasim me ata që nuk ishin ushqyer me qumësht gjiri.

Ju pëlqente të lexonit kur ishit fëmijë

A keni kujtime duke lexuar kur mendoni për fëmijërinë tuaj? Shanset janë që jeni shumë i zgjuar, veçanarisht nëse dashuria juaj për librat filloi kur ishit një fëmijë. Autorët e studimit besojnë se leximi në një moshë të hershme përmirëson aftësitë verbale dhe jo-verbale të një personi.

Jeni mëngjerash

Njerëzit që shkruajnë me dorën e majtë janë më të prirur të mendojnë ndryshe. Ata përdorin në çdo moment kreativitetin për të zgjidhur problemet dhe detyrat që kanë. Njerëzit që shkruajnë me dorë të majtë dinë të dalin më mirë nga situatat e vështira. A nuk është kjo shenjë e intelektit të madh?

Shqetësoheni shpesh

Studimet po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se njerëzit që shqetësohen më shpesh mund të jenë më inteligjent sesa ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Kjo gjë mund të ndodhë për faktin se ata mendojnë për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre dhe për këtë arsye përpiqen të sigurohen që gjithçka të dalë sa më mirë që të jetë e mundur.

Jeni i gjatë

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Princeton treguan se fëmijët e gjatë studiojnë më mirë se bashkëmoshatarët e tyre dhe kur arrijnë moshën e rritur ata përfundojnë duke fituar më shumë para. Pra, drejtoni shpinën, keni diçka për t’u krenuar!

Jeni kurioz

Një profesor i psikologjisë së biznesit në një universitet në Londër arriti në përfundimin se kurioziteti është një karakteristikë e rëndësishme tek njerëzit inteligjentë. Njerëzit kuriozë posedojnë një formë më të rafinuar të të menduarit dhe në afat të gjatë ata janë të interesuar të zbulojnë gjëra të reja dhe të zhvillohen si njerëz.

Kërkoni perfeksionin

Njerëzit që janë të zgjuar zakonisht janë perfektionistë. Ata kurrë nuk janë vërtet të kënaqur me mënyrën se si janë gjërat. Nëse ata luajnë një sport, ata do të shpenzojnë kohë shtesë duke u praktikuar si lojtari më i mirë në ekip. Jeta e tyre është një punë e vazhdueshme në progres./Revistaclass

MUND TË JU PËLQEJNË