Jacob Scrimshaw, nga Calderdale, West Yorkshire, lindi pa pjesën më të madhe të krahut të tij të majtë.

Prindërit e të riut u zotuan ta marrin një gjymtyrë protetike pasi ai u kthye në shtëpi nga shkolla duke qarë në fillim të këtij viti, duke thënë se ai ishte i ngopur nga të qenit ndryshe.

Ata mblodhën 16,000 funta përmes “ GoFundMe” dhe kishin gjymtyrë të projektuar si superheroi i preferuar i Jakobit, The Hulk.

Tani Jakobi është në gjendje të luajë me vëllanë e tij të vogël Sebastianin, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Nëna dhe babai i tij, Gemma dhe Chris, të dy 36 vjeç, luftuan për të gjetur një zgjidhje sepse protetika për fëmijë krijohet normalisht nën bërryl.

Nëna e tre fëmijëve tha që ‘shkrinë zemrën’ për të parë Jakobin duke mbajtur duar me vëllanë dhe babanë në të njëjtën kohë, gjë që ai kurrë nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Nëna e tre fëmijëve tha që i “shkrihet zemra” teksa sheh Jakobin duke mbajtur duartë me vëllanë dhe babanë në të njëjtën kohë, gjë që ai kurrë nuk ka qenë në gjendje ta bëjë./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË