Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë është trajtuar një rast, që po dyshohet se është me Covid-19.

Pas trajtimit në këtë Qendër, qytetari me nënshtetësi italiane, që ka ardhur në Podujevë nga Italia më 8 mars, është dërguar menjëherë në Klinikën Infektive në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kështu kanë deklaruar burime të sigurta të KP në QKMF të Podujevës.

“Sot rreth orës 11:00 një person është trajtuar, që dyshohet se ka pasur simptoma me koronavirus, i cili është dërguar menjëherë në QKUK, konkretisht në Klinikën Infektive në Prishtinë”, tha një burim brenda QKMF në Podujevë.

Ndryshe, zyrtarisht është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në tre.

MUND TË JU PËLQEJNË