Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sonte do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Maltë, shkruan Kosovarja.

Kjo ndeshje e cila u bë e ditur që prej ditësh, bëri që numër i jashtëzakonshëm i qytetarëve të prisnin në radhë për blerjen e biletave.

E shitja e tyre, nuk pati rezultate të dëshirueshme, pasi që radhët e gjata në pritje, shkaktuan presion tek qytetarët duke detyruar kështu të shtoheshin forca të sigurisë të cilat më vonë edhe ndërmorën masa për largimin e masës.

Gjithsesi, ndeshja e 11 tetorit e paralajmëruar si një ndeshje mjaft e rëndësishme e përfqaësueses së Kosovës, pritet që sonte të fillojë në orën 8:45.

E interes për të ndjekur nga afër lojën që do të zhvillohet, kanë shprehur edhe figura të njohura, ndër të cilët edhe Vedat Bajrami humoristi i njohur i ‘Stupcave’

Ai, sapo bëri një postim përmes rrjetit të tij sociale, me ç’rast njofton për propozimin e bërë nga bordet dhe instancat relevante në koordinim me Dardanët.

Shikojeni.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË