Që kur është përhapur lajmi se moderatoren e njohur do ta shohim në njërin nga filmat turk, më nuk janë ndalur kërkesat për ta parë sa më shpejt aty.

Lajmi se Arbnora Ademaj do ta shohim shumë shpejt pranë aktorëve turk ka shtuar mjaft kureshtje dhe interesim, shkruan Kosovarja.

Meqë tani atë e lidh puna më shumë me aktorët turk, ajo shpesh ka pasur takime si në Turqi ashtu edhe në Kosovë me disa prej tyre.

Madje, ajo para disa javëve është takuar edhe me aktoren e njohur Semra Dinçer, e cila prapë këto ditë gjendet në Kosovë.

Aktorja tanimë ka zhvilluar disa takime me të ëmblën Arbnorë, e cila tanimë ka fituar një simpati të madhe për të.

Sikur kjo nuk mjaftohej, ajo jo vetëm që u pa pranë Arbnroës, por edhe pranë Vedat Bajramit.

Arsyeja se përse ndodhi ky takim i treshes nuk është mësuar, mirëpo mund të jetë shkaku që Semra është duke kërkuar ende aktorë, dhe se është duke biseduar me Vedatin për ndonjë marrëveshje për pjesëmarrje në filmin turk. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË