Zanfina Ismaili është çdo herë në ndjekje të mediave rozë.

Jeta e saj gjithmonë ka befasuar dhe ka bërë publikun të etur për të ditur gjithmonë më shumë për të sesa që ka dhënë ajo nga vetja, shkruan Kosovarja.

Jo më kot e shohim në vendin ku është sot, pasi gjithmonë ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar ndaj punës dhe profesionit të saj.

Nga artistja nuk kemi parë gjë tjetër përveç hiteve dhe videoklipeve bombastike, për çka edhe ka bërë përshtypje të madhe tek të gjithë.

Kjo është ajo që është përmendur dhe është komentuar më së shumti, ku pas këngëve të saj gjithmonë në diskutim kanë qenë linjat dhe bukuria e saj e magjishme.

Siç e dijmë, Zanfina qysh në fëmijëri ka qenë pjesë e pashkëputur e mediave, pasi ëndrrën e saj e ka filluar dhe e ka ndërtuar deri në këtë ditë.

Është i rrallë ai njeri që mban mend pamjen e saj me të cilën është prezantuar ajo në vitet e fëmijërisë, dhe për këtë shkak ne iu kthejmë mbrapa në kohë duke iu prezantuar këtë fotografi të së ëmblës Zanfinë nga fëmijëria e saj. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË