Përderisa të gjitha fytyrat publike kanë dëshirë që fëmijët e tyre të njohin edhe adhuruesit e prindërve, nuk do të thotë që kjo gjë vlen për të gjithë.

Veçanërisht për këngëtarin e mirënjohur, Yll Demaj, i cili jo shumë shpesh ekspozohet me fëmijët e tyre, siç bëjnë rëndom të tjerët, shkruan Kosovarja.

Thuajse, është ndër atë të paktë artistë që fëmijët i mban larg syrit të aparatit dhe audiencës, ani pse kërksat për paraqitje të tilla nuk kanë të ndalur.

Të vetmet raste që ai prezantohet me të janë datat e veçantat, në të cilat i gëzon vet ai ose fëmijët.

Këtë herë, ai shfaqi vajzën e tij të madhe, të cilën pothuajse nuk e kishim parë asnjëherë dhe për mediat ka qenë shumë e papritshme shfaqja e saj.

Kjo ndodhi me rastin e semimaturës së saj, ku ajo ishte rregulluar dhe dukej si më së miri, e që natyrisht Ylli nuk i kishte rezistuar dot bukurisë së saj.

E pamë mirë boll, por përsëri Ylli jo përkrah tij, e që na doli i kundërt me prindërit e tjerë, të cilët mezi presin ti përcjellin dhe të shkepin fotografi për kujtimet e së ardhmes.

Sido që të jetë, ndoshta mund të arsyetojmë këto “anashkalime” të tij, shkaku i angazhimeve dhe mbrëmjeve të ndryshme që ka, dhe megjithatë paratë nuk mundet ti lërë për atë mbrëmje ose dasëm që është i organizuar.

Por, nuk mund të themi që nuk ekziston dot mundësia që të ketë bërë ndonjë fotografi me të bijën, por nuk e ka postuar ashtu siç vepron çdo herë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË