Këngëtar i mirënjohur dhe shumë i dashur për çdo gjeneratë në trojet shqiptare.

Është fjala për këgnëtarin më të mirënjohur Yll Demaj, i cili njihet për produktivitetin dhe krijimatrinë e tij të gjerë, shkruan Kosovarja.

Ashtu siç ka dëshiruar publiku ashtu dhe është prezantuar, ku me përkushtimin më të madh ka fituar zemrat e tyre.

Ylli përveç që freskon kohë pas kohe skenën me super projektet e tij, është i kërkuar dhe i angazhuar mjaft shumë në ahengje familjare.

Ai ia thotë këngës ngado, si në vend ashtu dhe në diasporë, duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme për interpretimet e tij.

E se e adhuron dhe e dashuron profesionin e tij, këtë e ka dëshmuar me qindra herë gjatë prezantimeve të tij.

Por, kjo fotografi e tij thuajse i tha ende më shumë të gjitha dhe tregoi se sa me shpirt dhe zemër Ylli ia thotë këngës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË