Yll Demaj është këngëtar i njohur e shumë i dashur për audiencën shqiptare.

Krijimtari e tij ndër vite ka bërë të jetë i pëlqyer e shumë i ndjekur nga një masë e gjerë, shkruan Kosovarja.

Sa herë bëhet fjalë për dasmat dhe ahengjet familjare, të gjithë e kërkojnë emrin e tij, pasi është adresa e shumë familjeve shqiptare.

Ylli aq sa është i plotësuar në jetën e tij profesionale, aq më shumë është në jetën private.

Me bashkëshorten dhe fëmijët e tij ka arritur të krijojë një fole të qetë e të bukur.

Këngëtarin e shohim shpesh pranë tyre, e që edhe kësaj radhe pozoi pranë gruas së tij.

Përveç që dukeshin të bukur si gjithmonë, ajo që mori vëmendje ishte veshja e tyre e njëjtë, që kishin zgjedhur të pozonin për këtë fotografi të radhës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË