Yll Demaj është ndër emrat më me zë që iu është shtuar skenës muzikore, dhe që ka ditur të sjellë muzikë sipas shijes së publikut.

Këngët e tij shumë shpejt kanë marrë klikueshmëri dhe dëgjueshmëri të madhe, kështu duke i bërë të etur publikun për më shumë paraqitje të tij, shkruan Kosovarja.

Ndonëse, para disa viteve ka qenë fare i panjohur, në vitet e fundit Ylli vazhdon të jetë ndër zërat më të pëlqyer dhe më të kërkuar.

Është interesante se si ka arritur deri këtu, por po është e vërtetë, Demaj falë angazhimit dhe përkushtimit të tij është prezentë jo vetëm në mbrëmje por edhe në dasmat e familjeve shqiptare.

Këngëtar me emër gjithandej ku dëgjohet muzika shqipe. Poashtu zë i pëlqyer dhe i adhuruar nga fansa të shumtë. Shumë i angazhuar e i kërkuar, sidomos i dasmave e ahengjeve familjare, duke lënë arye më shumë që të mos harrohet e të shuhet personaliteti i tij.

Poashtu, ka duete – hite si me Albërije Hadërgjonaj e Yllka Kuqin etj.

Përgjithësisht për anën profesionale të tij nuk mjaftojnë shkrimet për të folur, por po të flasim për jetën e tij private nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Kjo pasi që është shumë i rezervuar në këtë pjesë, dhe hyn në listën e atyre këngëtarëve që nuk e kanë fare në qejf ekspozimin e familjes.

Por, këtë herë duket të ketë thyer akullin dhe të prezantojë bashkëshorten e tij, e cila duket një femër shumë e bukur dhe me sharm.

A mos, kjo është arsyeja pse ai nuk e ka ekspozuar deri tash bashkëshorten e tij apo ndodh dhe Ylli ka xhelozi…/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË