Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Era Istrefit duket që më në fund do ta shohim edhe një shqiptar mashkull i cili do të ketë një sukses të hatashëm në industrinë e muzikës botërore.

Është menaxheri i artistëve shqiptarë Xhani Demika, i cili së fundmi ka publikuar një video ku shihet një këngëtar shqiptar i cili jeton në Danimarkë dhe po ka një sukses të jashtëzakonshëm, por Demika, e ka lënë enigmë se kush është ky djalosh me kaq zë të mrekullueshëm.

AlbanienShow sigurisht që ka hulumtuar se kush është ky këngëtar dhe po, ky këngëtar po del të jetë një nga emrat më të njohur në skandinavi.

Këngëtari në fjalë quhet Jimilian ismaili dhe jeton në Kopenhagën të Danimarkës.

Jimilian , para pak jave ka lansuar edhe bashkëpunimin e tij me të famshmin 6ix9ine, një këngë që mban emrin “Kick” dhe është pritur jashtëzakonisht mirë , shqiptari është një nga emrat i cili për pak muaj pritet të futet fuqishëm në gjithë tregun e muzikës në Evropë.

AlbanienShow, ka kontaktuar menaxherin shqiptar Xhani Demika, ky i fundit ekskluzivisht për ne ka zbuluar që Jimilian ismaili, ka edhe një këngë në shqip që quhet “Ajo Don Perignon”

Në poshtë sjellim këngën e këtij shqiptar që e ka publikuar me të famshmin nga SHBA, 6ix9ine./AlbanienShow

MUND TË JU PËLQEJNË