Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, William Levy falë roleve të tij të shumta në telenovela dhe Eliyabeth Gutierrez, po ashtu shumë e njohur me rolet e saj, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ditët e fundit.

Kanë nisur thasheshemet se çifti janë ndarë dhe shkak është bërë fakti që ata nuk shihen më në evente së bashku prej disa muajsh.

Madje edhe kur e bija e tyre kishte një mbrëmje, William dhe Elizabeth nuk u panë bashkë.

Pas këtyre lajmeve, Elizabeth ka reaguar me një foto në Instagram ku shfaqet pranë detit e shkruan; “Mos u beso frikave, ato nuk dinë fuqinë tënde”

MUND TË JU PËLQEJNË