Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në promovimin e klasës më të re të oficerëve të Ushtrisë së Serbisë, e shfrytëzoi rastin të lëshoj një kërcënim të lehtë, ai bëri me dije se ushtarët serbë janë të gatshëm të mbrojnë kufijtë dhe popullin serb “kudo që të jetë në rrezik”.

Aleksandar Vucic, deklaroi se Serbia sot ka interesat e veta e ka miqtë e vet të cilat siç tha, nuk kanë nevojë “të jenë shokë të të gjithëve”. Ai vlerësoi se në kushtet e tanishme dhe provat e revizionit të historisë dhe shndërrimit të xhelatit në viktimë, Serbia po bashkëpunon me sukses me Rusinë, Kinën dhe SHBA’të dhe se “para së gjithash ruan dhe bën politikë paqësore në Ballkan”.

Vucic dhe opinioni publik në Serbi kanë rënë në hall pas injorimit që ju bë nga Polonia në 80 vjetorin nisjes së luftës së dytë botërore. Pastaj incidenti në kufirin kroat ku nuk u lejuan kadetët e ushtrisë serbe të shkojnë në përkujtimin e viktimave në kampin e përqendrimit në Jasenovac.

Polonia i injoroi edhe Rusinë, për arsye që janë lehtësisht të kuptueshme, 50 vite torture komuniste dhe masakrat e luftës së dytë botërore.

Vucic vazhdoi të paraqesë veten viktimë deri sa përkujtonte heroizmat e ushtarëve serb në luftërat që Serbia ishte agresore “kujtojmë heroizmin e dhe trimërinë mbinjerëzore në Termopilet serbe në Koshare, ku ndaluam hyrjen e armikut në tokën serbe” tha presidenti serb si duket duke harruar se ishte sulmuar nga një aleancë e shteteve ndërkombëtare për shkak të një dekade agresioni dhe qasje fashiste ndaj gati të gjithë shteteve fqinje.

Protesta e Serbisë për injorimin që ju bë ndaj kësaj vetëm sa e shtoi debatin pasi dolën në pah fakte të vjetra të kontributit gjatë luftës së dytë botërore. Komentet që dilnin nga politikanët e fqinjit të tyre, Kroacia që thoshin se Serbia ‘nuk kishte lëvizje antifashiste’, e pas incidenteve kufitare dhe shpërndarjes së notave protestash diplomatike nga dyja palët, si duket ja kanë ngacmuar krenarinë e Vucic.

MUND TË JU PËLQEJNË