Më 29 prill nuk pritet të ndodhë asgjë mes Thaçit e Vuçiçit në Berlin. Do të jetë një takim “i të harruarve”, që kanë folur për njëri-tjetrin nga distanca, shkruan “Kosovarja”.

Para zgjedhjeve në BE dhe ndryshimeve që do të pësojë skena e BE-së, Thaçi dhe Vuçiçi, pritet të shihen në Berlin, në praninë e dy figurave më të rëndësishme, Merkel dhe Makron.

Kosova dhe Serbia presin një udhëheqje të BE-së, e cila do të jetë pro tyre. Serbia ka pasur më shumë fat në mandatin e Hanit dhe të Mogherinit, pasi të dy kanë quar më shumë ujë në mulli të Beogradit sesa të Prishtinës, përmes një agjende të imponuar për ndryshime kufijsh në favor të Serbisë.

Ndonëse agjenda për ndryshime kufijsh nuk është zyrtare e as e domosdoshme, shtetet më të fuqishme, pos Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, kanë lënë hapësirë për ndryshime territoresh.

Prandaj, i entuziazmuar nga ky përfitim, presidenti i Serbisë, Vuçiçi, e ka zor të bëjë paqe me Republikën e Kosovës pa e përfituar Veriun, plus Asociacionin e Komunave Serbe!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundi, i ka fajësuar mediet për zmadhimin e “korrigjimit të kufirit” me Serbinë, prandaj do të jetë interesante fakti nëse Thaçi do ta vazhdojë vazhdimin e qëndrimit të tij pro korrigjimit!

Sidoqoftë, Vuçiçi e ka ashpërsuar retorikën kundër Kosovës, duke kërcënuar me luftë për veriun e Kosovës.

Por, në vetë veriun e vendit, serbët kanë ndryshuar në favor të një qëndrimi të egër “se nuk ia japin veriun Prishtinës”.

Lista Serbe tashmë është blinduar në Beograd, afër Vuçiçit dhe sikur kanë harruar se ata janë deputetë Kuvendit të Kosovës!

Andaj, Presidenti Hashim Thaçi është mirë që në Berlin ta demaskojë Listën Serbe, që i bën llogaritë për Veriun e Kosovës në Beograd. S. Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË