Familja e njohur Ora, po vazhdojnë të jenë të përfolur e të pëlqyer për publikun.

Ndonëse ka vite që janë zhvendosur në Amerikë, por Kosovën nuk e kanë harruar kurrë, madje vazhdojnë të flasin e shkruajnë shqip po as rrjedhshëm sikur të jetonin në vendlindje, shkruan “Kosovarja”.

Vajza e tyre Rita, ka arritur të bëhet emër i madh në gjithë botën, po ashtu krenari jo veç e familjes por edhe e mbarë kombit shqiptar.

Jo rrallë herë Vera, nëna e Ritës ka ndarë leksione e mesazhe të bukur për jetën me ndjekësit e saj, ajo po ashtu ka treguar edhe përballjen me kancerin e gjirit.

E sot Vera, vie me një mesazh drejtuar gjitha nënave kudo që janë.

“Isha e zanun me femijet, tani jam e zanun me pune! Nenat e reja, gezojeni familjen se koha ike shume shpejt!”, shkruan Vera sipër imazhit të këndëshëm që ka sjellë me tre fëmijët e saj gjatë kohës sa i kishte të vegjël./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË