Prindërit e Rita Orës janë mjaftë të njohur për audiencën shqiptare, të cilët janë aktiv edhe në rrjete sociale duke numëruar numër të madh të ndjekësve.

E sot, është një ditë e veçantë në familjen e tyre, shkruan Kosovarja.

E zonja e shtëpisë, Vera Ora sot ka ditëlindje dhe ka mbushur 53 vite jetë.


Vera mbrëmë publikoj një video në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet së bashku më të bijën, Ritën, duke vallëzuar me këngën e Dhurata Dorës ‘Zemër‘ pak para orës 12:00, që i bie se ato nuk harrojnë asnjëherë në asnjë çast prejardhjen e tyre.

Në mbishkrimin e videos Vera është shprehur mirënjohëse për shëndetin dhe familjen.

Por ajo çka jemi në dilemë është se Vera a ka mbushur 53 vite apo 23 vite, sepse pamja e saj na thotë si të ishte 23 vjeçare.

Për më shumë vlerësojeni vet!/ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË