Ai ka publikuar një fotografi me reperin e njohur Ledri Vula Vedat Bajrami është njëri nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar anë e mbanë.

Humoristi njihet për rolet e shumta dhe më afërsinë e thjeshtësinë më të madhe rrëmbeu zemrat e audiencës në të gjitha trojet. Madje, Vedati shumë shpesh ftohet nëpër evenimente jashtë Kosovës, e në njërën nga to ishte i pranishëm mbrëmë.

Ai ishte i ftuar në Malmo të Suedisë, bashkë me reperin e njohur Ledri Vula me të cilin ka publikuar një fotografi me mbishkrim interesant. “Erdhem me pushu se dej tash tu shtru asfallt e Ledri hala se ka marr rrogen”, ka shkruar për shaka Vedati sipër fotografisë.

Bajrami ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e filmit të ri me titull “Shpata prej druri”, ku shfaqet në një rol më serioz. Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram, disa fotografi nga xhirimet e filmit të ri, në të cilat shihet i veshur me uniformën e ushtarit të UÇK-së./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË