Nga aksidenti që ndodhi në fshatin Bërnjak të Rahovecit raportohet të ketë vdekur edhe personi i tretë, derisa tre të tjerë janë lënduar. Të vdekurit janë dy meshkuj e një femër.

Lajmin për vdekjen e personit të tretë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Fillimisht zëdhënësja e Policisë ka raportuar për dy të vdekur, derisa më vonë ka konfirmuar edhe vdekjen edhe personi i tretë si rezultat i aksidentit.

Ajo ka thënë se “me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjës, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

 

MUND TË JU PËLQEJNË