Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në orën 15:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të vazhduar negociatat e rifilluara dje, në përpjekje e sipër për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ky takim është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni.

Ndërkohë lideri i VV’së, Albin Kurti, pasi ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së partisë, teksa po nisej drejt Kuvendit për takimin me Isa Mustafën ka thënë se marrëveshja është shumë afër.

Takimi i ditës së djeshme kishte zgjatur më shumë se tre orë, dhe ka shënuar kështu rinisjen e negociatave mes dy partive të cilat ishin ndërprerë përpara seancës së 26 dhjetorit./Express/

MUND TË JU PËLQEJNË