Dje, në takimin e organizuar nga të rinjtë gjakovarë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate , Fatmir Limaj , tërhoqi vëmendjen e shumë të pranimshmëve fjala e asambleistes tashmë më e zëshmja dhe më e njohura e Komunës së Gjakovës , Valentina Alijaj.

Ju kujtojmë , se e reja Valentina Alijaj, dallohet me nisma të rëndësishme dhe aktvitetet e përditshme, e cila një pjesë të mirë të veprimtarisë së vet e ndanë edhe me ndjekësit e saj të shumtë në Facebook.

Kësaj radhe në postimin e saj me video zgjodhëm fjalën që e mbajti dje në këtë takim.

Ne pika te shkurtera sjellim ç’ tha asambleistja Valentina Alijaj:

Me lejoni qe te ndaje disa nga aktivitetet politike gjate nje viti si anetare e Kuvendit Komunal, paraqes dhe mbroj interesat e te rinjeve te komunes me konsiderate te thelle.

Gjate ketij viti ne koordinim edhe me anetaret tjere te Nismes, une kam ngritur disa problematika ne lidhje me fushen e zhvillimit, dhe poashtu kam bere kerkese qe te rinjeve t’iu jepet me shume hapsire per nje te ardhme me te ndritshme. Poashtu qe ne shkolla te kete kushte me te mira te nxenesve me qe eshte pikerisht arsimi sjelle kuadrot profesionale.

Une do jem zeri i fuqishem i rinise, duke uruar dhe shpresuar qe gjithe angazhimet tona te ndikojne ne nje te ardhme me te mire te rinise sone” ishin keto disa fjale te asambleistes ne fjale.

MUND TË JU PËLQEJNË