Të solidarizohesh për të dhuruar gjak, nuk tregon thjesht dëshirën për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për të.

Do të thotë të mendosh përtej vetes, familjes dhe miqve të tu, shkruan Kosovarja.

Do të thotë gjithashtu të mendosh, se për shkak të një aksidenti gjithkush mund të ketë emergjencë marrjen e gjakut.

Do të thotë se pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh, shkruan Kosovarja.

E këtë mission, me sa shihet edhe në këtë foto, deputetja e “ Nismës “ së Gjakovës , Valentina Alijaj e ka kuptuar më së miri edhe sloganin “ Dhuro gjak, shpëto jetë, e cila sot dhuroi gjak.

E zëshmja dhe e njohura asambleiste e komunës së Gjakovës, Valentina Alijaj, me këtë rast thotë, se të dhurosh gjak, është dhurata më e çmuar që mund t’i bëhet një njeriu që ka nevojë për të.

Jam shumë e lumtur që po jap sot gjak duke e ditur se dikujt do t’i ndihmoj. Është shumë e rëndësishme që të mos harrojmë njerzillëkun, pra atë që bëjmë për njeri tjetrin dhe një sens solidariteti që kemi për të gjithë ata në nevojë, thotë Valentina ndërsa bëri apel edhe qytetarëve që t’i bashkohen këtij misioni humanitar duke e bërë e kthyer dhurimin e gjakut në një kulturë të përhershme . / Kosovarja / .

MUND TË JU PËLQEJNË