Valentina Alijaj është Asambleiste e Komunës së Gjakovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Alijaj, është gjatë gjithë kohës prezente në aktivitete e nisma të rëndësishme.

Valentina Alijaj, ndanë me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë të mirë të veprimtarisë së saj.

Alijaj, që është edhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjakoves, nga radhët e Nismës, sot kishte një takim të përbashkët me Valdete Bajramin – këshilltare politike e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe deputeten znj.Albulena Balaj Himaj. Ajo e ka njoftuar këshilltaren politike të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, znj. Valdete Bajrami, për aktivitetin dhe rolin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.

Në postimin e saj në Facebook, Aliaj thotë:
“Zonjën Bajrami e njoftova edhe për trajtimin e temave që ne i diskutojmë në Asamblenë Komunale në Gjakovë, që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Gjatë këtij takimi u konfirmua nga znj. Valdete Bajrami se ne do ta kemi mbështetjen e vazhdueshme në proceset që na presin në Komunën e Gjakovës si këshilltare komunale por edhe në Forumin e Nismës Socialdemokrate të Gruas në Gjakovë”.

MUND TË JU PËLQEJNË