Të jetë gruaja e ndonjë këngëtari dhe të mos mediatizohet është e pamundur.

Ky fat është përçuar tek secila femër që ka vendosur të kalojë jetën me ndonjë nga estrada, ashtu siç ka ndodhur njëjtë edhe me gruan e këngëtarit të mirënjohur Nexhat Osmanit, shkruan Kosovarja.

Xhevahire Osmani është emri që dukshëm në këtë vit mund ta gjesh kudo, kjo pasi që shkrimet për të janë renditur një nga një.

Qoftë me apo pa dashje të ëmblën Xhevahire po e kemi prezente kudo, e cila po përbën lajm për çka do, e madje ka raste që edhe kur nuk bën asgjë emri i saj qëndron në të gjitha ballinat rozë.

Kryesisht ajo që shkruhet për të ëshë familja, e cila është pranë saj në çdo moment duke iu qëndruar të gjithëve afër e sidomos vajzave të saj.

Sa herë që shihet pranë tyre zgjon kureshtje dhe interesim për paraqitje më të shpeshta të tyre.

E, në të vërtetë edhe ashtu po ndodhë, sepse ndonëse të reja ata kanë fituar zemrën e të gjithëve.

Po ti shihnit këto imazhe të fundit që i sjellni, do të vëreni vetëm embëlsi, dashuri e çiltërsi tek të dyja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË